Ministri Kuçi priti ambasadorin e Norvegjisë, diskutohet gjendja ekonomike në Kosovë

14:22 | 30 Qershor 2020

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi e ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Në takim është diskutuar për bashkëpunimin mes Republikës së Kosovës dhe Norvegjisë, me theks të veçantë është diskutuar për gjendjen ekonomike në Kosovë, e krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19.

Ministri Blerim Kuçi e ka falënderuar ambasadorin norvegjez, Jens Erik Grondahl, për mbështetjen e vazhdueshme që Norvegjia i ka dhënë dhe po ashtu do të vazhdojë t’i jep Kosovës dhe e njoftoi atë për veprimet që po ndërmerr Qeveria e Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Kuçi dhe Grondahl shprehen gatishmërinë që të thellojnë edhe më të tej bashkëpunimin, në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik, pasi është nevojë emergjente pas gjendjes së krijuar në ekonominë e Kosovës, e goditur rëndë nga Covid-19.

Po ashtu, Ambasadori Jens Erik Grondahl ka premtuar se të gjitha projektet rajonale dhe lokale, do të kenë mbështetje gjithëpërfshirëse në rimëkëmbjen ekonomike.

Norvegjia është njëra nga shtetet evropiane që e ka ndihmuar zhvillimin e Kosovës në të gjitha

Lajmet më të lexuara