Miftaraj: Prokuroria t’i hetojë shpenzimet enorme nga Qeveria

13:15 | 21 Dhjetor 2019

Qeveria “Haradinaj” ka shpenzuar afërisht 6 milionë euro nga fondi rezervë në projekte, të cilat me një planifikim të duhur lehtësisht kanë mundur të parashihen në Ligjin për Buxhet për vitin 2019.

Mbi 90% e buxhetit të shpenzuar nga fondi rezervë janë shpenzuar në projekte, që nuk kanë qenë raste urgjente dhe as të paparashikuara.

Ligji përcakton në mënyrë të qartë se shpenzimi i rezervave shtetërore mund të ndodhë vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe në situata të paparashikueshme

“Qeveria ‘Haradinaj’ ka shpenzuar afro 6 milionë euro nga rezervat e buxhetit të shtetit dhe me këtë rast ka shkelur rëndë parimin e qeverisjes së mirë dhe të sundimit të ligji”, ka thënë, për Zërin, Ehat Miftaraj – drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi.

Ai ka sqaruar se ligji përcakton në mënyrë të qartë se shpenzimi i rezervave shtetërore mund të ndodhë vetëm në raste të jashtëzakonshme e në situata të paparashikueshme dhe për projekte, të cilat nuk kanë pasur mundësi të parashihen ose të planifikohen me Ligjin për Buxhetin, i cili miratohet çdo fundvit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara