Miftaraj i reagon përsëri Zemajt: Me cilin ligj do veprosh kur se ke të miratuar?!

11:16 | 30 Qershor 2020

Juristi, Ehat Miftaraj, me anë të një shkrimi në facebook i ka reaguar Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili paralajmëroi se tashmë do të vepreojnë me forcën e ligjit.

“Mire shume, vetem te kishe pas ligjin e miratuar, e qe nuk e ke.Kur nuk e ke, duhet me ri-formulu fjaline, do te veprojme me forcen e lutjes, komunikates dhe vullnetit te qytetareve se sa dojne me ru veten, shendetin e te tjereve.” shkruan Miftaraj në facebook..

Postimi i plotë i Miftarajt:

Do te veprojme me forcen e ligjit.
Mire shume, vetem te kishe pas ligjin e miratuar, e qe nuk e ke.Kur nuk e ke, duhet me ri-formulu fjaline, do te veprojme me forcen e lutjes, komunikates dhe vullnetit te qytetareve se sa dojne me ru veten, shendetin e te tjereve.

Sidoqofte, qytetari model, qytetari qe mendon me veten, per miqte, familjen, shtetin, sistemin shendetesor dhe te gjithe ata mjeke dhe infermiere qe nga muaji mars jane ne front te luftes me COVID-19, i respekton masat, del me maske, e ruan distancen, i lan duarte.Qytetari i Kosoves ka dite me qene me i disiplinuar dhe me besnik ndaj shtetit dhe bashkeqytetareve se sa vet pushteti.

Zemaj: Do të veprojmë me forcën e ligjit!

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara