Meucci pranon: EULEX-i me të vërtetë ishte eksperiment

19:36 | 15 Prill 2015

EULEX-i me të vërtetë ishte EUL – Experiment, ka deklaruar shefi i këtij misioni në Kosovë, Gabrielo Meucci.
Për herë të parë në “Rubikon”, shefi i këtij misioni ka pranuar se mandati i EULEX-it do të përmbyllet.

Meucci, i cili është shprehur se ka ardhur në Kosovë për ta dërguar drejt mbylljes mandatin e EULEX-it, është shprehur se në fillim e ka pasur të vështirë t’i kuptojë akuzat ndaj misionit që po udhëheq.

Por, nëse ka qenë apo jo i suksesshëm eksperimenti i BE-së në Kosovë, kjo do të shihet më pas dhe këtë do ta vlerësojnë historianët.
Gjithashtu, Meucci ka potencuar se megjithatë Kosova nuk qëndron keq sa i përket korrupsionit, pasi sipas tij, është e 8-ta në rajon sa i përket kësaj dukure.

Ndërkohë, Ilir Deda ka shprehur frikën e tij se pas përfundimit të mandatit të EULEX-it, BE-ja do ta vendosë këtë mision në një zyrë në Bruksel dhe ajo do ta mbikëqyrë Gjykatën Speciale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara