Mësohet arsyeja e takimit Kurti-Osmani, nuk ishin vetëm të dy

13:11 | 2 Korrik 2020

Portali arbresh.info, gjatë ditës ka raportuar se kreu i LVV-së Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani janë takuar në një restorant në Prishtinë.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se në këtë takim kishin marrë pjesë edhe Haki Abazi, Adem Mikullovci dhe delegatë të Kuvendit të 2 korrikut.

Ndërkaq arsyeja e këtij takimi është shënimi i 30 vjetorit që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Ndryshe, në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara