Merdare, pritjet deri në 2 orë

11:11 | 7 Janar 2020

Është mbushur një javë që kur pritjet për dalje nga Kosovës përmes pikave kufitare po zgjasin me orë të tëra.

E situatë e ngjashme është edhe sot, shkruan arbresh.info.

Në publikimin e fundit të Qendrës Kombëtare për menaxhim kufitar në kudër të Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se në Merdare pritjet për dalje po shkojnë deri në 2 orë ndërsa janë formuar kolona deri në 300 metra.

Në të njëjtën pikë, hyrja në Kosovë zgjatë 3 deri 5 minuta.

Në asnjërën prej pikave tjera kufitare në Kosova nuk ka kolonë dhe pritjet zgjasin deri në 5 minuta.

Kujtojmë që gjatë vikendit ishte situatë ndryshe, pothuajse në të gjitha pikat kufiare kishte kolona dhe pritje ndërsa printe në Merdare ku pritje shkonte deri në 7 orë./arbresh.info/

Merdare, gati 7 orë pritje për të dalë nga Kosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara