Mëngjesi me borë në Rugovë

08:43 | 15 Maj 2019

Sasi e madhe e borës ka mbuluar bukurit e bjeshkëve të Rugovë. Bora që ka rënë mbrëmë ka bërë që mëngjesi i sotëm për banorët atje të jetë i bardhë si Bora.

Lexues të portalit Arbresh.info kanë dërguar disa pamje në adresën tonë ku shihet se fshati Srankaj që gjendet në Bjeshkët e Nemuna të Rugovës është i mbuluar i gjithi me borë.

Stankaj gjendet në verilindje të Kosovës dhe është në një lartësi 1388 metra.

Edhe pse si diçka e rrallë në vendin tonë gjatë këtij muaji, një mot i ngjashëm është parashikuar të jetë edhe në vazhdim./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara