Mediet serbe: Zoti dënoi katedralen “Notre Dame” pasi ngiti flamurin e Kosovës

22:19 | 15 Prill 2019

Edhe mediet serbë kanë raportuar për zjarrin që përfshiu katedralen Notre Dame në Paris.

Por ata kanë vendosur që edhe kësaj fatkeqësie t’i japin ngjyrim politik, shkruan arbresh.info.

Mediumi serb “Informer” ka shkruar se ky është dënim nga Zoti pasi brenda kësaj katedrale është ngritur flamuri i Kosovës.

“Dënimi i merituar nga Zoti erdhi pas pasqyrimit të flamurti të Kosovës në Katedrale” shkrua “Informer”.

Ndryshe në nëntor të vitit të kaluar ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, kishte bërë të ditur se flauri i Kosovës është ngritur në katedralen Notre Dame.

“Për herë të parë, flamuri i Kosovës u ngrit në katedralen Notre Dame të Parisit- në kuadër të përkujtimeve të Njëqindvjeçarit të fundit të Luftës së Parë Botërore”, kishte shkruar Gashi në llogarinë e tij në Twitter.

Edhe atë kohë mediet serbe e kishin konsideruar këtë veprim si skandaloz./Arbresh.info/

Lexo edhe: Katedralja Notre Dame kaplohet nga zjarri

 

Shpërndaje në rrjete sociale