Mediet ndërkombëtare: Kosova është trajtuar si shtet në samitin e OKB-së

11:06 | 30 Shtator 2015

Kosova është trajtuar si shtet gjatë samitit të OKB-së të liderëve botërorë kundër ekstremizmit të dhunshëm, me nikoqir presidentit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
Mediet botërore raportojnë se Kosova ishte përkrah shteteve anëtare të OKB-së gjatë samitit, edhe pse ende nuk është anëtare e kësaj organizate, njofton Associated Press.

Liderët shtetërore të Kosovës morën pjesën në këtë samit me ftesë të SHBA-së.

Rusia e kundërshtoi praninë e Kosovës si shtet në takimin e OKB-së, kurse Serbia ka i ka nisur një notë proteste këtij organizmi. /lajmi.net

a317 (1)

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara