Më shumë se 300 vendvotime shkojnë në rinumërim

16:51 | 9 Tetor 2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka votuar që 303 vendvotime të shkojnë në rinumërim.

Ky vendim i mor pas rekomandimit të koordinatorit të Qendrës së Numërimit të Votave, raporton arbresh.info.

Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR), Burim Ahmetaj ka rekomanduar që 303 vendvotime të shkojnë në rinumërim.

Kjo pasi që sipas, Ahmetajt në këto vendvotime ka formularë që janë shtypur gabimisht dhe ka mospërputhje të votave të subjekteve dhe atyre që kanë marrë kandidatët për deputetë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara