Me maska plaçkisin bastoren

08:17 | 12 Janar 2019

Mbrëmë në fshatin Doganaj të Kaçanikut ka ndodhur një grabitje e armatosur. Pronari i një bastore sportive ka raportuar në polici se dy persona me maska dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para nga arka dhe janë larguar.

Nuk raportohet për të lënduar, policia po merret me rastin.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Doganaj , Kaçanik 11.01.2019 – 19:55. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se derisa ishte ne vendin e punës në lokalin bastore sportive, kanë hyrë dy persona të dyshuar e të maskuar, nën kërcënimin e armës-revole, kanë grabitur nga arka para dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore. Me vendimin e Prokurorit, është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime.

 

Shpërndaje në rrjete sociale