Me lot gëzimi, 10 familje u bën me shtëpi të reja nga Halil Kastrati

15:14 | 22 Janar 2020

 

Çelësat e shtëpive të ndërtuar nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” janë nda në një ceremoni solemne të organizuar në këtë komunë, shkruan arbresh.info.

I pari i kësaj shoqate, Halil Kastrati ka falënderuar donatorët.

“E falënderoj Zotin që na ka bo shkaktuat që shumë lot pikëllimi të kthejnë në lot gëzimi. Falënderoj ata që ndajnë kafshatat në sofrat e tyre që të realizojmë këtë si sot”, ka thënë ai.

“Shihemi në gëzimin e familjeve të radhës”, ishim fjalët me të cilat ai e përfundoi fjalimin.

Në ndërtimin e shtëpive, ka participuar edhe komuna e Lipjanit, për çdo shtëpi ka ndarë 5 mijë euro.

I pari i kësaj komune, Imri Ahmeti ka thënë se

“Ndihemi mire që kemi mundësi me e falënderua shoqatën “Jetmat e Ballkanit” dhe hoxhën, Halil Kastrati. Bashkë me këto 10 shtëpi, ne kemi zgjidhur problemin e banimit për 53 familje në komunën tonë në vitin 2019”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar nga donatorët që të ndihmojnë    .

Ahmeti në emër të qytetarëve të Lipjanit ndau edhe mirënjohje për Halil Kastratin.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë të Institucioneve në këtë komunë.

Ndryshe kujtojmë që kjo shoqatë e udhëhequr nga Halil Kaatrati në dhjetor të vitit të kaluar ka ndarë çelësat e shtëpive për 128 familje./arbresh.info/

🔴#LIVE “Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Lipjanit dhurojnë çelësat e dhjetë shtëpive

🔴#LIVE “Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Lipjanit dhurojnë çelësat e dhjetë shtëpive

Publiée par Arbresh.info sur Mercredi 22 janvier 2020

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara