Me kamera në rrugë, kundër aksidenteve

21:13 | 8 Prill 2019

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka shpalosur planin operativ për parandalimin e aksidenteve.

Aksidentet në komunikacion vazhdojnë të marrin jetë njerëzish. Rrokullisjet e veturave vazhduan edhe të hënën, ani se nuk pati viktima.

Bile sipas Policisë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shkaktuar 25 aksidente. E për parandalimin e tyre Policia ka një plan.

Këtë e ka shpalosur për herë të parë për T7, ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa.

Kreu i MPB-së thotë se ja ka dërguar edhe një raport kryeministrit Ramush Haradinaj, për aksidentet e shpeshta pasi ky i fundit ia kishte kërkuar një gjë të tillë muajin e kaluar.

Mustafa thotë se gjatë këtij viti janë shqiptuar më shumë gjoba se vitin e kaluar nga Policia e trafikut.

Po ashtu Mustafa ka folur edhe grabitjen e bankës TEB të dielën e ku grabitësit kishin përdorur edhe eksploziv, thotë se organet e rendit po punojnë intenzivishtë për ti kapur hajnat.

I pari MPB-së ka siguruar se do ta bëjnë të pamundurën për t’i siguruar institucionet financiare të operojnë lirshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara