Me fjalë ofenduese priten hetuesit e EULEX-it duke dalë nga zyrat e OVL-së

19:56 | 25 Shtator 2020

Pas tetë orëve ka përfunduar bastisja e EULEX-it  në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës.

E me të dal jashtë ata janë pritur me brohoritje ofenduese nga ata veteranë që më orë të tëra kanë qëndruar para zyrës së kësaj organizate që nga mesdita, shkruan arbresh.info.

Por për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë përfaqësuesit e organizatës së bashku me njësinë speciale të Policisë së Kosovës.

Kordoni i tyre është bërë më të parë se nga zyrat po dalin policët ndërkombëtarë.

E para mediave Faton Klinkau ka treguar se EULEX-it ka marrë vetëm shtëpizat e kompjuterëve.

Kujtojmë se gjatë sitës janë arrestuar dy përfaqësuesit e kësaj organizate Hysni Gucati e Nasim Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara