Mbyllet shkolla e burgut në Lipjan (VIDEO)

21:53 | 29 Shtator 2015

Qe nga muaji shtator të këtij viti është mbyllur shkolla në qendrën korrektuese në Lipjan.

Të miturit që kanë shkelur ligjin e që vuajnë dënimin në këtë qendër nuk mund të vijojnë mësimin këtu për shkak se Drejtoria e Arsimit në Lipjan nuk ka para t’i paguajë mësimdhënësit për ta.

Sipas Drejtorit të Arsimit në këtë komunë Rasim Hasani, është Ministria e Arsimit ajo e cila është dashur t’i paguajë mësimdhënësit për këtë qendër e jo t’ja lë barrën komunës, e cila nuk ka buxhet as edhe një cent për këta arsimtarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara