“Mbrojtja e Votës”, prokurori i shtetit mban takim me institucionet e drejtësisë

09:58 | 25 Shtator 2019

Ju njoftojmë se institucioni i Prokurorit të Shtetit, organizon tryezë të rrumbullakët me moton “Mbrojtja e Votës”, për zgjedhjet e parakohshëm parlamentare, të cilat do të mbahen më 6 tetor 2019, ku do të diskutohet për angazhimin e institucioneve përkatëse lidhur me këto zgjedhje.

“Tryeza organizohet nga Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Tryeza do të mbahet më 26 shtator 2019, ora 10:00, vendi: Hotel Emerald, salla “Straus”, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu, pjesëmarrës në këtë tryezë do të jenë, kryeprokurorët e prokurorive themelore, kryetarët e gjykatave themelore, drejtorët e policisë rajonale, përfaqësues të subjekteve politike, si dhe përfaqësues të organizatave jo qeveritare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara