Mblidhet LDK, diskutohen emrat për ministritë

16:28 | 2 Qershor 2020

Ka filluar të mblidhet Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë takim temë e diskutimit do të jenë emrat e ministrave të LDK-së në Qeverinë Hoti.

Nesër Kuvendi i Kosovës pritet të votojë Qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin, raporton arbresh.info.

Në këtë Qeveri, LDK është në koalicion më AAK-në NISMAN e Listën Serbe.

Tashmë Gjykata Kushtetues ka vendosur në favor të dekretit të Presidentit ku Avdullah Hoti është i nominuar për kryeministër./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara