Mblidhet Kryesia, vendoset seanca e jashtëzakonshme për taksen e kërkuar nga AAK-ja

14:19 | 28 Shkurt 2020

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në këtë mbledhje e cila ka filluar në ora 14:00, pikë e rendit do të jetë për kërkesën e deputetëve të opozitës, pasi që AAK ka mbledhur 41 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme, pas paralajmërimeve të Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Mbledhja është duke u mbajtur më dyer të mbyllura ndërsa pas përfundimit pritet të bëhet e ditur edhe dita e mbajtjes së kësaj seance./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara