Mblidhet kryesia e LDK-së, Isa Mustafa deklarohet pas takimit

13:19 | 8 Nëntor 2019 | Vlora Selimi

Ka filluar mbledhja e kryesisë së LDK-së.

Në këtë takim i cili po mbahet me dyer të mbyllura do të diskutohen çështjet e vendosura në tavolinën e negociatave ndërmjet kësaj partie dhe Lëvizjes Vetëvendosje, raporton arbresh.info.

Të enjten, kanë përfunduar diskutimet për harmonizim të pikave për bashkëqeverisje nga VV-ja dhe LDK-ja.

Në këtë fazë ka mbetur të harmonizohen qëndrimet ndërmjet liderëve të dy partive.

Pas takimit të kryesisë kreu i LDK-së, Isa Mustafa, do të mbajë një konferencë për medie./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara