Mblidhen familjarët e minatorit për ta përcjellë në banesën e fundit

16:50 | 3 Qershor 2020

Kanë nisur të mblidhen familjarët dhe dashamirët në Bunjak për të përcjellë në banesën e fundit njërin nga minatorët që humbi jetën në Minierën e Artanës.

Sipas gazetarit Alban Begolli që gjendet në vendin e ngjarjes asnjë nga politikanët kosovarë nuk ka shkuar në varrim.

Xehetari Idriz Gërbeshi dhe inxhinieri Haki Arifi humbën jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Minierën e Artanës.

Trupat e tyre arritën të nxirren vetëm pas mesnatës nga operacioni i kërkim shpëtimit që zgjati tërë ditën./arbresh.info/

Arbresh.info do t’ua sjellë direkt këtë ngjarje

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara