Mbledhje e përbashkët ndërqeveritare mes Qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës

10:46 | 12 Qershor 2019

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 139-të të rregullt e aprovoi vendimin për mbajtje të seancës së përbashkët ndërqeveritare me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Seanca do të mbahet në Shkup, ndërsa siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, datën duhet ta caktojnë kryeministrat e dy vendeve, Zoran Zaev dhe Ramush Haradinaj, në pajtim me axhendat e tyre.

Sipas informacionit që me propozim të Sekretariatit për çështje evropiane, sot e miratoi Qeveria janë bërë përgatitjet e domosdoshme për mbajtje të seancës së përbashkët.

Në kuadër të përgatitjeve për seancë, siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, zhvillohen bisedime për definimin e bashkëpunimeve mes dy qeverive mes dy vendeve, në disa fusha edhe atë: transport dhe infrastrukturë, tregti dhe zhvillim ekonomik, bashkëpunim me diasporën, punë të brendshme, drejtësi, bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, shëndetësi, kulturë dhe arsim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara