Mbledhja e përbashkët e dy qeverive do të mbahet në Tiranë

21:09 | 28 Shtator 2020

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës do të mbahet në Tiranë dhe jo në Shkodër.

Në një njoftim të Qeverisë shqiptare bëhet e ditur se mbledhja do të zhvillohet më 2 tetor në orën 11:00, në ‘Pallatin e Kongreseve’.

Ndër të tjera dy kryeministrat do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët e cila rekomandon që Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjeve që do arrihen në mes dy vendeve.

Mbledhja e përbashkët e 2 tetorit do të jetë mbledhja e gjashtë e përbashkët e dy qeverive.

Mbledhja e parë e përbashkët u mbajt më 11 janar të vitit 2014 në Prizren dhe drejtohej nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Shqipërisë, Hashim Thaçi dhe Edi Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara

Të ngjashme