Mbi 15 mërgimtarë u regjistruan për të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit

15:51 | 9 Shtator 2019

Mbi 15 mijë mërgimtarë janë regjistruar për të marrë pjesë në procesin votues të zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit.

Kështu u bë e ditur në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, shkruan arbresh.info.

Enis Halimi, kryeshef ekzekutiv i KQZ-së ka thënë gjithashtu se aplikimi për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës mbyllet nesër.

“Periudha aplikuese për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës është duke vijuar, ka filluar me datë 30 gusht dhe do të përfundoj ndërsa më 10 shtator. Deri sot kemi 15 mijë e 200 aplikacione të cilat janë për regjistrim e të cilat i kemi pranuar përmes emailit dhe faks”, ka thënë ai.

Ndryshe zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë pritet të mbahet më 6 tetor./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara