Matthew Palmer nuk është i pranishëm në takimin e Grenell me Thaçin

13:42 | 9 Tetor 2019

Matthew Palmer, përfaqësuesi Special për Ballkanin dhe për dialogun të cilin e kishte emëruar sekretari amerikan Mike Pompeo, nuk është i pranishëm në takimin mes emisarit të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

LEXO Edhe: Përfundon takimi mes Thaçit e Grenell, nuk deklarohen për medie

Ardhjen e Palmer e paralajmëroi paraditen e stome ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili ka thënë se Grenell dhe Palmer do ta vizitojnë bashkë Kosovën, shkruan arbresh.info.

“Mbështetja e SHBA-së për procesin e dialogut Kosovë-Serbi kërkon punë ekipore: Përfaqësuesi Special Presidencial Grenell dhe Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit së bashku në Berlin. Të dy do ta vizitojnë Kosovën”, ka shkruar Kosnett.

Takimi Grenell-Thaçi, po zhvillohet me dyer të mbyllura./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara