Matoshi: Peticioni kundër Asociacionit, manifestim nacionalist kundër pakicës serbe

23:39 | 29 Shtator 2015

Halil Matoshi thotë se peticioni është një projeksion i dëshirave që nuk sjellë ndonjë rezultat konkret.
Ai thotë se ky peticion është një “lloj manifestimi që po ndodhë kundër pakicës serbe në Kosovë”.

“Mendoj se peticionin, besoj se kanë me nënshkru edhe shumë njerëz, por është më shuëm projeksion i dëshirave se sa që sjellë ndodnjë rezultat konkret, sepse një marrëveshje e nënshkruar tashmë, nga një qeveri legale e zgjedhur me votën e lirë. Në këtë situatë është një marrëveshje ndërkombëtare e ndërmjetësuar nga zyrtarët e Brukselit.Ky manifestim që po ndodhë me nënshkrimin e peticionit, mund të shihet si një tendencë për me u pakësu të drejtat e komunitetit serb në Kosovë. Manifestim nacionalist kundër pakicës serbe në Kosovë. Në stadiumin e zhvillimeve politike të Kosovës, dëmton imazhin tonë, pra po manifestojmë dicka që në këtë fazë të zhvillimeve të shtetësisë nuk na konvenon”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara