Matoshi: Duhet të hyjë në fuqi ligji për cilësinë e ajrit për vetura

14:37 | 24 Dhjetor 2019

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka prezantuar punën njëvjeçare të kësaj ministrie.

Ai përmendi të arriturat e këtij viti që po e lëmë pas, ndër to si prioritet të parë ministri Matoshi tha se ka qenë mbrojtja e burimeve ujore ndërtimi i hidrosistemeve të reja në Kosovë.

“Prioritet i imi kryesor ka qenë mbrojtja e burimeve ujore si dhe ndërtimi i hidrosistemve në Kosovë, në mënyrë që të sigurojmë ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës ku së bashku me Bankën Botërore pas një pune një vjeçare kemi arritur jetësimin e projektit më të madh në Kosovë të hidrosistemit KIK-Kremenatë, i cili do të evitojë krizat që po kemi në sigurimin e ujit”, u shpreh ministri Matoshi.

Si prioritet të madh Matoshi tha se ka qenë edhe eleminimi i deponive ilegale të mbeturinave, raporton arbresh.info.

Po ashtu, Matoshi ka përmendur edhe përkrahjen e GIZ-it, dhe të Bashkimit Evropian, në ngritjen e kapaciteteve nëpër komuna.

“Kemi përkrahur komunat e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve  të tyre në fushën e menaxhimit të mbeturinave, ku bashkë me  GIZ-in dhe BE-në, kemi lansuar grantin e performancës për komunat me 7 milion euro. Dhe po ashtu kemi marr grant prej 2.2 milion eurove nga Qeveria Japoneze në sektorin e menaxhimit të mbeturinave”, ka thënë Matoshi.

Ministri Matoshi, tha se plani Administrativ për pullën e makinave për cilësinë e ajrit, pasi që ky Ligj ka pasur të hy në shkurtë të këtij viti që po e lëmë pas.

Gjithashtu, ministri tha se inspektorati i MMPH-së, ka bërë 790 vizita inspektive në teren, ka shqiptuar qindra gjoba mandatore dhe 85 inicime në gjykatë.

Matoshi u shpreh se gjatë mandatit të tij, është miratuar ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje, e më pas kemi nxjerrë udhëzimet administrative në fushën e legalizimit, ku përmes këtyre udhëzimeve pritet të trajtohen rreth 352 mijë ndërtime pa leje, arbresh.info.

Në fund, Matoshi u shpreh se Kosova, është anëtarësuar në Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës  dhe Resurseve Njerëzore (IUCN).

Në përfundim të fjalimit, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, i ka ndarë mirënjohje Nezakete Hakajt, udhëheqëse e Divizionit për Mbrojtjen e Mjedisit, për kontributin jetësor dhënë në MMHP, në mbrojtjen e mjedisit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara