MAShT lason platformën e edukimit online për fëmijët deri në 6 vjeç

15:36 | 14 Prill 2020

Ministria e Arsimit, ka lansuar platformën “Edukimi në Distancë – Kujdesi, Zhvillimi dhe Edukimi në fëmijërinë e hershme për moshën 0-6 vjeç”. Kjo platformë është përgatitur nga MAShTI, në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë dhe “Save the Children”.

Ministrja Hykmete Bajrami u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të shfrytëzojnë platformën që i ndihmon fëmijët dhe e bën më tërheqës qëndrimin e fëmijëve në shtëpi.

Bajrami tha se kjo platformë do të jetë në dispozicion që nga nesër dhe u bëri thirrje prindërve ta shfrytëzojnë këtë platformë për fëmijët e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara