MASHT dhe SBASHK-u afër zgjidhjes së problemit rreth kompensimit të orëve

12:39 | 3 Prill 2019

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, pas takimit me anëtarët e SBASHK-ut dhe Këshillit të Prindërve, ka thënë se ata janë të gatshëm për gjetjen e një zgjidhje.

Ai po ashtu ka thënë se bashku me SBASHK-un janë afër zgjidhjes së problemit rreth kompensimit të orëve të humbura gjatë grevës.

Bytyqi ka thënë se vendimi i Ministrisë së Arsimit mund të tërhiqet  dhe siç thotë ai, të merret një vendim tjetër e cila është më e mirë për kompensim, raporton lajmi.net.

“Ne si ministri dhe unë si ministër kemi qenë të interesuar që të gjejmë mënyrën që nxënësit të mos dëmtoheni dhe siç kemi marrë vendimin e parë me një formuar e cila është paraqitur nga drejtoret e DKA-ve, po ashtu njëjtë mund ta tërheqim atë vendim dhe të kemi një formula tjetër e cila është formë më e mirë e kompensimit”, ka thënë Bytyqi.

Për ne është e rëndësishme që të gjejmë një formë më të mirë të kompensimit dhe jemi të gatshëm që ta bëjmë një gjë të tillë, dhe të mos i dëmtojmë nxënësit në procesin mësimorë”, ka dekalruar tutje Byqtyqi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara