Marrëveshje 22 milionë euro për sigurinë e ujit dhe mbrojtjen e kanalit

09:17 | 1 Mars 2017

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës u miratua projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit të Projektit për Sigurinë e Ujit dhe Mbrojtjen e Kanalit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, shkruan arbresh.info.

Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se vlera kësaj marrëveshjeje është 22 milionë euro.

“Projekti ndahet në dy pjesë dhe projekti do të realizohet brenda 3-4 vite”, tha Hoti./Arbresh.info.

Lajmet më të lexuara