Marocco Veselit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën do të thelohet në të gjitha fushat

11:56 | 26 Maj 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar në Tiranë me ndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit për çështje të stabilitetit dhe sigurisë, Peter Marocco, i cili po qëndron në Shqipëri si pjesëmarrës në mëngjesin e lutjeve, transmeton “Zeri.info”. 

Kryeparlamentari Veseli ka diskutuar me zyrtarin e lartë Amerikan, Peter Marocco, për zhvillimet politike në Kosovë dhe për bashkëpunimin Kosovë-SHBA.

Kreu i Kuvendit të Kosovës e ka informuar zyrtarin e lartë Amerikan për të arriturat e shtetit të Kosovës, me theks të veçantë për procesin e integrimeve euro atlantike të vendit.

Veseli tha se Kosova po luan një rol të rëndësishëm për paqe, stabilitet dhe fqinjësi të mirë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, përcjell “Zeri.info”.

Ndihmës sekretari Amerikan i Shtetit për çështje të stabilitetit dhe sigurisë, Peter Marocco, nga ana e tij ka thënë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën do të vazhdojë dhe do të thellohet në të gjitha fushat.

Gjatë pjesëmarrjen në mëngjesin e lutjeve që këtë vit u organizua në Tiranë, kryeparlamentari Kadri Veseli ka pasur takime edhe me krerë të shteteve të ndryshme pjesëmarrëse në këtë aktivitet. /ZËRI/

Image

Image

Image

Lajmet më të lexuara