Maloku: PDK-AAK-NISMA me votat e tyre për rrëzimin e Qeverisë Kurti i bënë një shërbim të mirë VV-së

18:44 | 1 Dhjetor 2020

Ish-drejtuesi i UÇK-së, Naim Maloku ka thënë se PDK-AAK-NISMA me votat dhe përkushtimin e tyre për rrëzimin e Qeverise Kurti i bënë një shërbim të mirë VV-së.

Ai thotë se i sollën Vetëvendosjes më së paku 50% të përkrahjes në nivel vendi sa ishin në Qeverinë Hoti.

“PDK-AAK-NISMA me votat, dhe perkushtimin e tyre, per rrezimin e Qeverise Kurti i bene nje sherbim te mire VV-s. Per keta muaj sa keta ishin ne Qeverine Hoti, pdk kinse s eshte, e sollen VV-n ne me se paku 50% te perkrahjes ne nivel Kosove”, ka shkurar ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara