Makolli në Suharekë : AKR e vetmja parti pa asnjë aferë korruptive

16:25 | 22 Shtator 2019

Aleanca Kosova e Re të dielën ka mbajtur tubim me qytetarët e komunës së Suharekës.

Me këtë rast nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli ka thënë se i pari i partisë, Behgjet Pacolli gjendet në Amerikë sepse për të shteti është para partisë, shkruan arbresh.info.

“Presidenti është në New York me një agjendë shtetërore sepse për të gjithmonë interesi shtetëror është para tij partiak. Që nga pas lufta arsimi dhe shëndetësia janë rrënuar dhe vuajnë nga shumë mangësi e për t’u ngritur na duhet një zhvillim ekonomik”, ka thënë ai.

Makolli ka shtuar gjithashtu se programi i AKR-së ka në fokus arsimin dhe ekonominë.

“Ne jemi e vetmja parti që kemi program të mirëfilltë ekonomik, të ngjashëm e kemi pas edhe para dy viteve por nuk i kemi pas numrat dhe nuk kemi mundur ta jetësojmë. Edhe ekonomistët ekonomik vlerësojnë se pa zhvillim ekonomik dy shifror nuk mund të kemi zhvillim të vendit. Programi ynë synojmë që në vitin e parë të rrisim vendet e punës dhe vitit e dytë vetëm të dyfishohet. Hapja e vendit të punës do të thotë ndalja e rinisë në vend sepse ata nuk e shohin të ardhëm  tyre këtu dhe synojnë largimin. Kosova ka shumë resurse natyrore sidomos në bujqësi dhe blegtori e pse ne të mos e zhvillojmë një veprimtari të mirëfilltë që prodhimet tona të jenë konkurrente me ato franceze dhe italiane”, ka thënë ai.

Sipas tij AKR është e vetmja parti pa asnjë aferë korruptive.

“Ne synojmë edhe zhvillimin e arsimit sepse një popull i pa arsimuar është lehtë të manipulohet sepse e dimë që për vite më ardh populli ynë është manipuluar. Mos votoni për partinë por për programin. Është e vetmja parti që nuk ka asnjë aferë, as korruptive as të tjera. Me votën tonë ne mund të vrasim popullin sepse formohen politika të gabuara”, ka shtuar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara