Në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, ka mbajtur një takim trepalësh midis tre presidentëve: Macron, Thaçi dhe Vuçiq.
Këtë e ka konfirmuar edhe zyra për media e presidentit Thaçi.
“Po, në margjina të Forumit të Paqes në Paris, me ftesë të presidentit Macron, tash në orën 12:45 do të mbahet një takim trepalësh në mes të presidentit Macron, presidentit Thaçi dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq”, ka konfirmuar zyra për media e presidentit Thaçi.
Macroni ka theksuar disa herë se dëshiron përfshirjen e drejtpërdrejtë të Francës në dialogun midis Beogradit e Prishtinës, i ndërprerë tashmë një kohë.