Lypsarët evidentohen për t`u larguar nga rruga

09:16 | 16 Qershor 2015

Vetëm gjatë vitit 2014 në Komunën e Prishtinës janë regjistruar 130 lypsarë. Ndërkaq, gjithsej 292 lypsarëve u është ofruar shërbim në Komunën e Prishtinës.

Komuna së fundi ka nisur realizimin e një projekti për evidentimin dhe largimin nga rruga të fëmijëve dhe të rriturve që kërkojnë lëmoshë. Kanë bërë të ditur se shumica e tyre vijnë nga komunat tjera dhe një numër i madh nga Shqipëria.

Zëdhënësja e komunës, Miranda Mullafazliu-Bejta, ka bërë të ditur se aksioni i komunës është në proces e sipër.

“Qendra për Punë Sociale në kuadër të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës punon në vazhdimësi me këtë kategori të shoqërisë sonë. Komuna në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe zyrën e koordinatorit nacional ka filluar realizimin e një projekti për evidentimin, informimin dhe largimin nga rruga të fëmijëve dhe të rriturve që kërkojnë lëmoshë. Aksioni është në proces e sipër dhe rezultatet e para tregojnë që numri i lypsarëve në kryeqytet është konstant”, ka thënë Mullafazliu-Bejta për Kohën Ditore.

Sipas saj, nevojitet vetëdijesim i qytetarëve në mënyrë që ata të mos japin lëmoshë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara