Lutfi Haziri: Kurti nuk e pranoi Osmanin për kryeministre

20:47 | 14 Shtator 2020

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri duke folur për largimin e  Vjosa Osmanit nga partia ka bërë të ditur edhe mos-marrëveshjet me VV-në.

Haziri ka thënë se emri i Vjosa Osmanit nuk është pranuar nga VV-ja për kryeministre, biseda këto të bëra gjatë takimeve me VV-në.

“Ne e propozuam tek Lëvizja Vetëvendosje emrin e Vjosa Osmanit për kryeministri por atë nuk e pranuan kandidaturën e saj”, ka thënë Haziri në Kanal10.

Haziri ka deklaruar se asnjë parti politike nuk do ta trajtojë Osmanin si LDK-ja.

Haziri për largimin e Osmanit: Ajo nuk konsultohet me askënd për vendimet e saj

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara