Lluka: Fondi Zhvillimor i Kosovës do të krijoj kushte për investime të huaja

14:20 | 2 Tetor 2019

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe kandidati për deputet nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Valdrin Lluka ka thënë do të krijojnë biznes parqe në vende të ndryshme strategjike në Kosovë.

Lluka ka thënë gjithashtu se kjo do të bëhet përmes Fondit Zhvillimor të Kosovës për të tërhequr investimet e huaja, shkruan arbresh.info.

“Konkurrenca e shteteve të rajonit dhe Evropës për të tërhequr investimet e huaja direkte është tejet agresive. Ne do të krijojmë biznes parqe në vende të ndryshme strategjike në Kosovë. Këto parqe do të investohen nga Fondi Zhvillimor i Kosovës”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara