Me rastin e 76-vjetorit të lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, kryesia e LDK-së ka nisur homazhe te varri i tij.
Ndryshe, 76- vjetorin e lindjes së presidentit historik, Ibrahim Rugova e kanë uruar edhe krerët e lartë të institucioneve, raporton Arbresh.info.
Ish-presidenti Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006.
Sot gjithashtu do të bëhet zbulimi i shtatores në Istog.
Ceremonia e zbulimit të shtatores do të mbahet nga ora 12:00.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa.