Listës për deputet të Vetëvendosjes i bashkohet edhe djali i avokatit të njohur kosovar

12:42 | 8 Shtator 2019

Albin Gashi , djali i avokatit të njohur kosovar,  Tomë Gashi, i është bashkëngjitur listës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur ai  përmes një shkrimi në Facebook.

Ai ka shkruar se, Duke e parë se Lëvizja VETËVENDOSJE! është drita e vetme pas një errësire të gjatë në Kosovë, jam i privilegjuar që në këto zgjedhje, që do të ndajnë të kaluarën prej së ardhmes, të jem pjesë e listës, e cila do t’i prijë ndryshimit të madh e shumë të vonuar në Kosovë.

Ja postimi i plotë i tij:

Familjarë dhe shoqni,

Me ftesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, z. Albin Kurti, i jam bashkëngjitur listës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin e Republikës së Kosovës me numrin 44.

Duke e parë se Lëvizja VETËVENDOSJE! është drita e vetme pas një errësire të gjatë në Kosovë, jam i privilegjuar që në këto zgjedhje, që do të ndajnë të kaluarën prej së ardhmes, të jem pjesë e listës, e cila do t’i prijë ndryshimit të madh e shumë të vonuar në Kosovë.

Përcaktimi i popullit për Vetëvendosje është pikënisja për rindërtim të shtetit, krijimit të mundësive për të rinj dhe siguri për të gjithë./Arbresh.info

Familjarë dhe shoqni,Me ftesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, z. Albin…

Publiée par Albin Gashi sur Dimanche 8 septembre 2019

 

Image may contain: 1 person, standing, suit, beard and outdoor

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara