Lirohen nga Qendra e Studentëve 95 persona, flasin për kushtet

11:47 | 5 Prill 2020

Pas 14 ditësh qëndrimi në karantinë në Qendrën Studentore në Prishtinë kanë filluar të dalin disa nga personat të cilët kishin ardhur në Kosovë, të cilët pas testimit kanë dalë negativ.

Shyhrete Morina e ardhur nga Zvicra deri më sot ka qenë e karantinuar në Qendrën e Studenteve.

Morina pasi u lirua tregoj se si kanë qenë kushtet për rreth dy jave.

“Ne Kemi ardhur nga Zvicra mirë janë kanë kushtet bukën e kanë pru me rregull, ndërsa dje na e kanë bërë testimi edhe sot na liruan”, tha ajo.

Ajo tregoj edhe për sigurinë që e kanë pasur në Qendrën e Studenteve.

“Na jemi kanë në katin e parë konvikti numër 8 nuk kemi dal as korridor. Bukën e kemi marr krejt një vend, siguria ma shumë varet nga vet personat se sa e ruajnë veten e gjitha varet nga vetja”, thotë ajo, raporton arbresh.info.

Ndërsa, Zarife Mehmeti shprehet e kënaqur me kushtet në konvikt.

“Jam kanë bashkë me nipin temë, kushtet në përgjithësi kanë qenë të mira. Sot kur kemi dalur kemi plotësuar formular dhe asgjë tjetër”, ka thënë ajo.

Njëri prej personave i cili qëndroi në QS, Fatmir Sallaj tha se do ta vazhdojnë vetizolimi edhe në shtëpi.

“Trajtimi ka shkuar mirë, pas testimit të gjithë kemi dalë negativ dhe duhet të vazhdojmë edhe më tutje izolimin në shtëpi, tashmë jemi duke i pritur me dalë”, tha ai.

Në karantinën e Qendrës së Studentëve janë mbi 500 persona të karantinuar, ku sot pritet të lirohen 95 persona si dhe ditëve në vijim edhe të tjerë, pasi IKSHPK të ketë bërë testimin e tyre sipas radhës./arbresh.info

🔴#LIVE/ Lirohen nga karantina disa kosovarë të izoluar në Qendrën e Studentëve

🔴#LIVE/ Lirohen nga karantina disa kosovarë të izoluar në Qendrën e Studentëve

Publiée par Arbresh.info sur Dimanche 5 avril 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara