Lirohen nga burgu Kurti, Kadaj-Bujupi e Haxhiu

21:36 | 25 Nëntor 2017

Tashmë janë liruar nga burgu i Lipjanit tre deputetët e Vetëvendosjes, të cilët u arrestuan dje në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Avokati i tyre Tomë Gashi tha për Indeksonline se mbetet të shihet tani kur do të caktohet seanca për deputetët dhe të vendoset për ta.

Gashi theksoi se Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi do të qëndrojnë një muaj në arrest shtëpiak, kurse Albulena Haxhiu do të lihet e lirë.

Deputetët tani janë nisur në shtëpitë e tyre.

Live nga burgu i Lipjanit: Pritet lirimi i deputetëve te Vetvendosjes

Posted by IndeksOnline on Samstag, 25. November 2017

Shpërndaje në rrjete sociale