Lirimi me kusht dhe kohëzgjatja e gjykimit për Thaçin dhe të tjerët

09:05 | 21 Nëntor 2020

Cilësohet si “iluzore” lirimi me kusht i të akuzuarve Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit nga Dhomat e Specializuara, pas kërkesës që bënë avokatët mbrojtës.

Është shumë iluzore të besohet që gjyqtari i njëjtë që ka nxjerre vendimin për paraburgosjen e tyre, vetëm dy javë me parë do ta ndryshojë vendimin dhe mendimin e tij, kaq shpejte, mendon avokati Tomë Gashi, raporton arbresh.info.

“Unë mendoj që Gjykata Speciale në Hage nuk do t’i lirojë me kusht-të mbrohen ne liri, se paku deri në fillimin e gjykimit e i cili fillim i gjykimit duket qe do të jetë ose ne verën e 2021 apo edhe me vonë për shkak te përgatitjes se mbrojtjes nga ana e avokateve gjë qe duhet te jetë krejtësisht e kuptueshme sepse kemi te bëjmë me akuza serioze” ka thënë Gashi për portalin arbresh.info.

Sipas avokatit Gashi, kërkohet që ky proces gjyqësor të shqyrtohet me kujdes sepse sipas tij nuk mjafton vetëm të thuhet që udhëheqësit e UÇK-se nuk i kanë kryer këto krime që akuzohen.

“Këtë e dimë te gjithë qe ata nuk i kane kryer këto dhe asnjë vepër tjetër penale te krimeve të luftës-por kjo duhet te dëshmohet ne gjykatë para një trupi gjykues, dhe për këtë arsye avokatet me te drejte janë shumë te kujdesshëm dhe te përgjegjshëm kur kërkojnë  kohë shtesë për përgatitjen e mbrojtjes” u shpreh Gashi.

Gjykimi kundër Thaçit e të tjerëve, mund të fillojë në verën e vitit 2022 pretendon Gashi.

“Tani a do të fillojë gjykimi kundër z.Hashim Thaçi dhe të tjerëve në verën e vitit 2021 apo në verën e vitit 2022 do të vendoset në të ardhmen por shpresojmë që fillimi i gjykimit të mos bëhet pa qenë mbrojtja e përgatitur 100 %”, ka thënë Gashi.

Në konferencën për ecurinë e punës, Gjykatësi i Gjykatës Speciale Nikolla Giju, u kujtoi avokatëve të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, David Hooper dhe Ben Emmerson, që duhet të dorëzojnë një aplikim për lirimin me kusht të ish-drejtuesve të lartë të UÇK-së.

Avokatët paralajmëruan se do të kërkojnë lirimin me kusht të klientëve të tyre.

Seanca e ardhshme ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së është caktuar të mbahet në mes të muajit dhjetor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara