Limaj takon ambasadoren e Francës, flasin për vizat, dialogun dhe formimin e institucioneve

15:56 | 22 Janar 2020

Zëvendëskryeministri në detyre, Fatmir Limaj, ka takuar sot ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, me të cilën ka biseduar për aktualitetin politik në vend, zhvillimet pas zgjedhore, dialogun me Serbinë dhe liberalizimin e vizave.

Limaj pret që Franca të jetë pro dhe të luajë rol aktiv që Kosova sa më shpejt të marrë liberalizimin e vizave.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, Kosova në këtë dialog hyn me objektiva të qarta: arritjen e një marrëveshjeje detyruese për njohje reciproke mes dy vendeve. Me ambasadoren biseduam edhe për formimin e institucioneve të reja dhe besoj që shumë shpejt Kosova do t’i ketë institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Kreu i Nismës e ka falënderuar diplomaten franceze për mbështetjen e vazhdueshme që Parisi zyrtar ka dhënë për Kosovën dhe të njëjtën kohë ka shprehur gatishmërinë për të thelluar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve mike.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara