Limaj s`shqetësohet nga asociaconi, por kërkon kujdes nga delegacioni

22:28 | 15 Shtator 2020

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Delegacioni i Kosovës për bisedime me Serbinë në Bruksel nuk duhet të ngutet lidhur me draftimin e Statutit të Asociaconit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Çështja e Asociaconit është e mbyllur për ne. Delegacioni i Kosovës nuk duhet të pranojë të hyjë në draftim të statutit të Asociacionit. Ne duhet të themi që duhet ta bëjmë statutin në bazë edhe të Marrëveshjes po edhe të gjeturave të Gjykatës Kushtetuese. Pastaj një ditë para Marrëveshjes finale me Serbinë, ne ta bëjmë draftin dhe ta dorëzojmë”, ka thënë Limaj.

“Shqetësuese kjo temë ka qenë më herët, nuk është sot”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara

Të ngjashme