Limaj shpalos programin qeverisës: Angazhimi im kryesor, ndryshimi rrënjësor dhe investime të fuqishme në sektorin e bujqësisë

20:02 | 12 Shtator 2019

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AKR-NISMA-PD, Fatmir Limaj sot në konventën e këtij koalicioni para anëtarëve, aktivistëve dhe simpatizantëve të tri partive politike, shpalosi programin e tij qeverisës.

Në fjalën e tij ai tha se ai u takon atyre njerëzve që dalin në vijë marrin përgjegjësi dhe janë të gatshëm me i shty proceset për me i arrit objektivat.

Limaj tha se Kosova tani ka nevojë për njerëz të vendimeve të urta.

“Vendi ka nevojë për qetësi, përvojë, profesionalizëm, por vendi ka nevojë për njerëz të vendimeve të urta, të qëndrueshme që vijnë nga një rrjedh normale e parapërgatitjes në procesin politik dhe ligjor, vendi ka nevojë që në tema me rendësi për atdheun të bashkohen energjitë pozitive”, ka thënë Limaj.

Tutje në fjalimin e tij ai ka thënë se si koalicion janë në përpunim të ideve se çka e pret Kosovën pas zgjedhjeve.

“Ne jem në përpunim të ideve tona çka ditën e parë pas zgjedhjeve, qeverinë e parlamentin e presin tema të rënda, dialogu, liberalizimi, dhe mbi gjitha hapja e mundësive të zhvillimit ekonomik, mbajtjen e rinisë në vend, hapjeve e vende të reja punës, krijimi i mirëqenies për familjarët, pensionerët për t’jua rritur pensionet, presin bujqit që ajo qeveri punën e tyre të ngritin”, është shprehur ai, shkruan arbresh.info.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AKR-NISMA-PD ka thënë se me të në krye të qeverisë dialogun me Serbinë do ta përmbyllin.

“Me mua do t’i kthehemi dialogut, por në krye të qeverisë çështjen me Serbinë do ta përmbyllim dhe Kosova do vazhdojë rrugëtimin e vet, me Serbinë e kemi mbyll me luftë e kemi shliruar Kosovën i kem kryer negociatat, e kemi fituar pavarësinë, e vetja temë që ka mbet ndërtimi i fqinjësisë në mes vendeve tona asnjë temë s’ka mbetë tjetër dhe kjo bëhet me mençuri me aleatët tanë, njerëz profesionit e të ditur me njerëz me përvoje politike”, ka thënë Kandidati për kryeministër nga koalicioni AKR-Nisma-PD.

Limaj në fund ka treguar se cilat janë pesë temat në të cilat do të fokusohet pasi të zgjidhet kryeministër vendi.

“Angazhimi im do jetë në pesë tema mirëqenia sociale, reformat në drejtësi, zhvillimi ekonomik, stimulimi ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, diaspora dhe paketat sociale janë temat që do të merremi dhe në krye të gjitha këtyre temave do të jetë të angazhimi im kryesor ndryshimin rrënjësor dhe investime të fuqishme në sektorin e bujqësisë”, ka përfunduar Limaj./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara