Limaj: Peja, Lulja e Dukagjinit e mbështet projektin e Nismës

00:30 | 30 Shtator 2019

Nisma Socialdemokrate ka përmbyllur tubimet për ditën e sotme në Pejë.

Kanidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD Fatmir Limaj, u shpreh i bindur në fitore.

“Tubimet për ditën e sotme i mbyllëm në Pejë me përkrahësit tanë ku pashë entuziazëm dhe gatishmëri maksimale për ta përkrahur masovisht projektin e Nismës dhe partnerëve tanë Bashkë për Shtetin. Bashkë për Shtetin, sepse betejën me Serbinë mund ta fitojmë vetëm nëse jemi të bashkuar si forca politike. Prandaj, çdo ditë projektit tonë po i bashkohen njerëz anekënd vendit” ka shkruar Limaj në Facebook.

Lajmet më të lexuara