Limaj: Kurrë nuk do të marrë nënshkrime një marrëveshje që nuk definon fatin e të pagjeturve

14:09 | 15 Maj 2019

Zëvendëskryeministri i Kosovës  dhe udhëheqësi i delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk do të nënshkruhet asnjë marrëveshje finale me Serbinë që nuk definon fatin e të pagjeturve.

“Nga formoni i delegacionit ne jemi konsultuar të gjithë dhe dua t’ju them që në platformën për bisedime e kemi temën e të paregjurve. Ne duam një zgjidhje politike të kësaj teme”.

Limaj ka thënë se kjo temë ka marrë vëmendjen që e meriton. Ai ka siguruar familjarët se nuk ka asnjë nënshkrim për një marrëveshje pa u gjet të pagjeturit, shkruan arbresh.info.

“Një nga pikat kryesore në marrëveshjen përfundimtare për Serbinë është tema e të pagjeturve. Nuk do te ketë marrëveshje përfundimtar me Serbinë pa e pas të qartë fatin e të pagjeturve”, ka thënë ai.

“Nga dëshmitë që ka komisioni shtetërorë dhe familjeve saktësisht dihet adresa e fundit e viktimave të regjimit të Serbisë”, tha Limaj.

Këto komente Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj i bëri në takim me përfaqësuesit e shoqatave të të pagjeturve./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara