Limaj kërkon ndërhyrje urgjente në konservimin e Kullës së Jasharajve

16:26 | 13 Shkurt 2018

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se intervenimi në Kullën e Jasharajve në Prekaz ka nevojë për ndërhyrje urgjente.

Sipas tij, deri në javën e ardhshme do të kenë një raport të qartë për gjendjen e këtij memoriali.Në anën tjetër, ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se për vitin 2018 janë ndarë mjetet e caktuara dhe se nuk paraqet asnjë problem për konservimin e kullave.

Ai ka thënë se për Qeverinë e Kosovës në aspektin financiar nuk paraqet asnjë problem mbështetja financiare.

Shpërndaje në rrjete sociale