Likaj: Fëmijët deri në 10 vjeç mund të mos i bartin maskat

15:52 | 28 Shtator 2020

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, pas takimit të Komitetit për vlerësim dhe koordinim të situatës lidhur me COVID-19, tha se tashmë ka një situatë më të qetë epidemiologjike.

Kurse sa i përket bartjes së maskave, gjatë konferencës për medie u bë e ditur se fëmijët deri në moshën 10 vjeçare mund të mos i bartin maskat, raporton arbresh.info

Sa i përket udhëzimit të lëshuar nga MSH ku fëmijët deri në moshën 10-vjeçare mund të mos mbajnë maska, ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, tha se ende nuk e kanë dorëzuar një vendim të tillë në shkollat e Kosovës.

“Ende nuk e kemi dorëzuar vendimin në shkolla. Fëmijët deri në moshën 10-vjeçare nëse munden i bartin maskat, por është në mënyrë vullnetare, mund edhe të mos i bartin”, tha Likaj./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara