Liburn Aliu tregon për kohën kur Vetëvendosje vendosi të kandidojë në zgjedhje

00:33 | 14 Shkurt 2020

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka folur për kohën kur Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të kandidojë në zgjedhje.

“Ne kemi mendua që nuk është e nevojshme të shkojmë në zgjedhje. Ne kemi mëndu që duhet të bëjmë presion në politikë dhe këta politikanë duhet t’i bëjnë vendimet e duhura. Andaj edhe nuk kishim pse të hyjmë në zgjedhje”, është shprehur Aliu.

Tutje, Aliu tregoi për rastin se si Vetëvendosja pati provuar t’i bindë politikanët që mos ta votojnë Pakon e Ahtisarit.

“Kundër Pakos së Ahtisarit përveç protestave kemi shkuar me taku deputetët që mos ta votojnë Pakon e Ahtisarit, dhe patëm arrit ta bindim vetëm një deputet. Prandaj e pamë që për të ndryshuar kjo gjendje, duhej të kandidonim në zgjedhje”, shtoi Aliu./T7/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara