Lëvizja Vetëvendosje me peticion online, kërkojnë zgjedhje

17:33 | 30 Maj 2020

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kryeministri në detyrë Albin Kurti dje ka deklaruar se për hapat e tjerë politikë do të njoftojmë qytetarët në ditët në vijim.

E sot në një konferencë për media, Vetëvendosje tregoi se cilët janë ata hapa, shkruan arbresh.info

Vlora Haxhimemedi nga Lëvizja Vetëvendosje, sa i përket aktvendimit ka thënë se i ka hapur rrugë regjimit teë vjetër dhe e ka bërë votën të parëndësishme.

“Aktvendimi hap rrugë për regjim, ku vota e qytetarit bëhet e parëndësishme”, ka thënë Haxhimemedi.

Ajo ka thënë se nuk pritej diçka tjetër nga një Gjykatë e kapur dhe gjyqtarë të kërkuar nga Interpoli.

“Çka tjetër mund të prisnim nga një Gjykatë kur gjyqtarët janë të kapur nga PLAN-I e të kërkuar nga Interpoli”, tha ajo.

Ajo gjithashtu ka njoftuar se si parti do të nisin një peticion online përmes të cilit do të kërkojnë zgjedhje të reja.

“Do të nisim një peticion online. Zgjedhjet janë zgjidhje. Janë e vetmja rrugë për të dalë nga ngërçi”.

Ndër të tjera ka përmendur se peticioni do të jetë i stërmadh.

“Zgjedhjet janë zgjidhje”, tha ajo në fund./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara